Fenomeni “Rafael” në Greqi, me temperatura tepër të ulëta, dëborë, rreshje të furishme dhe erëra të forta në Egje.

Greqia qendrore si Peloponezi, Arkadia, ishujt e Jonit dhe Atika përballen me probleme të shkaktuara nga moti i egër.

Dëborë mbi 20 cm në qytetin e Larisa, Nafpaktos, periferia e Athinës dhe qytete të tjera. Mbi 100 thirrje telefonike për ndihmë në zjarrfikëse të kryeqytetit Athinë vetëm ditën e parë të vitit, nga erërat e fuqishme që kanë shkulur dhe pemë të mëdha. Gjithashtu janë mbyllur disa akse të autostradës Athinë Korinth si dhe Athina-Patra, nga dëbora dhe ngrica.

Pas fenomenit “Rafael” Greqia pret një tjetër furtunë të egër të quajtur “Sofia” në ditët e para të Vitit të Ri 2019.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re