Kryetarja e LSI publikon një video, ku shfaqet një greviste duke thënë “Vjen znj. Monika e thotë ‘edhe unë e kam portofolin bosh’”, ndërsa shton se ajo grua nuk ishte në takimin e saj me grevistet. Sipas Kryemadhit, bashkia rilindase e ka çuar sot atë grua me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj saj.

Gjithashtu, kryetarja e LSI publikon deklaratën e një tjetër grevisteje, e cila thekson se gruaja që shfaqet në video duke folur kundër Kryemadhit nuk ka qenë në takim fare.

“Jam një greviste e grevës së urisë në Kombinatin e Punimit të Naftës në Ballsh. Dëgjoj në media për zonjën Kryemadhi. Zonja që ka folur në lidhje me zonjën Kryemadhi nuk ka qenë në takim atë natë. Prandaj po e përgënjeshtrojmë dhe zonjës Kryemadhi i kërkojmë ndjesë”, shprehet grevistja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re