Këtë të premte një gropë gjigante është hapur në parkun e një spitali në Napolit të Italisë, e cila gëlltit makinat e parkuara aty pranë, shenjat rrugore dhe pemët.

Gropa është 20 metra e thellë, dhe rreth 2,000 metra katrorë e gjerë. Ajo u hap në një park makinash në Spitalin “Ospedale del Mare” rreth orës 7:00 të mëngjesit të së Premten, shprehen autoritete zyrtarët.

Në vend ngjarje shkuan punëtorët italianë të kërkimit dhe shpëtimit urban të pajisur edhe me qen kërkimi për t’u siguruar që askush nuk ishte bllokuar gropë duke thënë se askush nuk ishte i plagosur.

Autoritete italiane detyruan mbylljen e përkohshme të një banese aty pranë për shërimin e pacientëve me Covid-19 sepse u ndërpre energjia elektrike.

Ennio Aquilino, oficeri kryesor i zjarrfikësve, u shpreh për mediat vendase se shpërthimi mund të ishte shkaktuar nga një infiltrim i ujit nëntokë nga reshjet e fundit të shiut.

Guvernatori rajonal i Napolit u shpreh se Spitali i Covid-19 do të rihapej brenda ditësh, pasi shërbimet e energjisë elektrike dhe ujit të ishin rivendosur. Këto shërbime u ndërprenë edhe në spital, por sistemet rezervë lejuan që kujdesi shëndetësor të vazhdonte punën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re