
Mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak të Pogradecit është shoqëruar me skena dhune.
Konfrontimi fizik erdhi pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qera”.
Pas debateve të shumta, këshilltarët miratuan me 20 vota pro vendimin, çka solli edhe agravimin e situatës.
Pas kundërshtimeve të banorëve pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve, Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.
Ngjarja shkaktoi kaos në sallë, ndërsa u desh ndërhyrja e pjesëmarrësve të tjerë që situata të mos përshkallëzohej.
Policia ka shoqëruar në komisariat këshilltarin dhe qytetarin për veprime të mëtejshme.
