Skip to content

VIDEO/ “Guerilasit” sulmojnë Bashën me gurë, dhëndri i Berishës: Lul Brava meriton gazin helmues

faqe kryesore 1

Në këto ditë kur lufta mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka hyrë në një fazë tjetër, ka rinisur lëvizja guerilase në rrugë.

Njerëz të Berishës kanë sulmuar me gurë makinat e Lulzim Bashës, pamje të të cilave janë shpërndarë edhe nga deputetja Albana Vokshi, e cila së fundmi u përjashtua edhe nga PD-ja prek kryesisë së kësaj partie.

“Kjo do e ndjekë Lulzim Bashën kudo që të shkojë!!!”, kërcënon Vokshi. Ndërkaq, më poshtë shkruan dhëndrri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili kërcënon edhe më egër.

“Pengu i pazareve te Rames meriton gazin helmues qe i hodhi demokrateve qe u bene copash e u burgosen qe ai te behej kryeminister. Por pazarxhiu i shiti te gjithe. Nuk mund te dale e hajrit nje pune qe niset me skuthllek dhe shitet ne pazare”, shkruan ai.

TemA