Një vjedhje ka ndodhur ditën e sotme në orën 6:00 të mëngjesit në një lokal të lojërave kompjuterike në Prishtinë.

Në pikën e lojrave janë vjedhur 14 kompjutera, të cilët kapin vlerën 16 mijë euro. Shifra është bërë e ditur nga pronari i lokalit, “Aliens Gaming Center” vendodhja e të cilit gjendet në Lagjen e Spitalit në kryeqytetin kosovar.

Ky lokal përmes një postimi në Facebook, ka  publikuar pamjet kur personat kanë kryer vjedhjen, duke treguar edhe targën e veturës. Policia e Kosovës dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.

https://www.facebook.com/aliensgamingcenter1/videos/691158264853484/?t=25

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re