Ky është momenti kur një nxënëse ndihet keq dhe bie përtokë para gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier.

Të tjerë kërkojnë të hapin rrugën, ndërsa nxënësja nuk mundet as të ecë dhe shoqet i hedhin ujë për ta ndihmuar. Më pas e ngrenë dhe e hipin në ambulancë bashkë me nxënëse të tjera që janë ndierë keq.

Njerëz të shumtë e momente paniku por ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, megjithëse policia deklaron zyrtarisht se dyshohet për një sprai piperi që ka shkaktuar këto probleme.

Janë rreth 30 nxënës që janë paraqitur në urgjencë për ndihmë mjekësore.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=cU-3jWYea0A]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re