Kandidati për kryetar Bashkie i Këlcyrës, Hazbi Kasaj thotë se Ilir Meta ishalla vdes se ngatërroi vendin dhe veten e tij.

Gjatë një prononcimi Kasaj shprehet i sigurtë se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor dhe se ky i fundit do të bëhet kryetar bashkie.

“Meta është njeriu më i trashë në tër Republikën e Shqipërisë, njeriu më me pa kulturë. Ai ngatërroi vendin dhe veten e tij.

Me Edi Ramën në krye zgjedhjet do bëhen, se ai është kryeministër. Nuk mund të thuash “ik ti të vij un”.

Presidenti më mirë, se është sëmurë siç e pash në media para disa ditëve, ishalla na vdes” – tha Kasaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re