Julian Cumrraku dhe Erzen Uka janë dy personat që qëndruan për 12 orë të ngujuar në një banesë në Orosh të Pukës dhe mbajtën në alert edhe forcat speciale RENEA.
Aksioni zgjati rreth 12 orë por pavarësisht rezistencës të dy personave të dyshuar për kryerjen e veprimeve terroriste, gjithçka u mbyll pa viktima dhe me vetëdorëzimin e Cumrrakut dhe Ukës.
LEXO EDHE: FOTO/ Ishin nën vëzhgim nga anti-Terrori/ Merr fund “ngujimi” disa orësh në Orosh! RENEA kontrolle me qen për…
Por një prej personazheve, Erzen “Hamza” Uka është ai që ka tërhequr më shumë vëmendje, për shkak edhe të shkuarës së tij si anëtar i Forcave Komando në Irak dhe Afganistan.
Uka është i njohur për policinë, dhe me me një të shkuar të lidhur me ekstremizmin e dhunshëm. Ndonëse pjesë e forcave elitë të ushtrisë shqiptare, në radhët e së cilës kishte shërbyer në njësitë komando në Irak dhe Afganistan, ai ishte vënë në survjenim në vitin 2007, dhe konsideroghej person me rrezikshmëri të lartë.
Në Prill të vitit 2019, u arrestua nga Antiterrori pas dyshimeve për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtes me qëllim kryerjen e veprave terroriste.
Autoritetet e kishin evidentuar si element me prirje radikale ekstremiste, simpatizant dhe përkrahës i organizatave ekstremiste ISIS. Në rrjetet sociale ai kishte qenë mjaft aktiv, me postime fotografish dhe videosh, të simboleve të organizatave ekstremiste apo dhe demostrime të teknikave të luftimit, stërvitjes, trajnimit nga luftëtarët ekstremistë, përfshirë stërvitje të fëmijëve me qëllim për t’i dërguar si luftëtar të ISIS.
LEXO EDHE: Ish komando në Afganistan, kërcënoi gjyqtarin dhe…/ Kush është Hamza Uka që mbajti RENEA-n për orë të tëra në malet e Pukës



