Ndërsa protesta për prishjen e Teatrit Kombëtar vazhdon, janë hedhur dy kapsolla të cilat kanë acaruar protestuesit. Nga shumë, kjo u konsiderua si një provokim. Nga turma u dëgjuan thirrjet “provokuesit të largohen”.

Edhe nga organizatorët u bë thirrje që të ruhet qetësia dhe se po bëhen provokime për të acaruar situatën.

Në një moment gjatë protestës janë hedhur dy fishekzjarrë, ndërsa dy militantë të PD-së, mes tyre njëri ishte Darvin Zalla, që dje goditi artistin Gentian Shkurti, e larguan nga tubimi. Report Tv jep pamjet e momentit kur personi që sipas protestuesve hodhi fishekzjarrët largohet me kokën mbuluar me xhup.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re