Skip to content

VIDEO/ Holandezi bëhet viral, në sulm me këpucën në dorë


Një nga momentet më qesharake të vitit në “Anfield Road” me sulmuesin holandez të Liverpool që nuk ndaloi së vrapuari edhe kur mbeti me një këpucë.

Cody Gakpo, gjatë ndeshjes së FA Cup kundër Barnsley, u bë personazhi I ditës në rrjetet sociale për një arsye që nuk kishte të bënte me ndonjë gol apo asist.

Sulmi me këpucën në dorë

Gjatë pjesës së parë, teksa Liverpool po kalonte në një kundërsulm të shpejtë, këpuca e djathtë e Gakpos i doli plotësisht nga këmba në mes të fushës.

Por në vend që të ndalonte, të ulej në bar dhe ta vishte përsëri, që do të humbiste aksionin, holandezi zgjodhi një rrugë më… origjinale.

Ai u përkul shpejt, kapi këpucën e tij me dorë dhe vazhdoi të vraponte drejt zonës së kundërshtarit!

Imazhi i Gakpos duke vrapuar me shpejtësi vetëm me këpucën e majtë dhe duke mbajtur të djathtën në dorë shkaktoi të qeshura në tribunat e Anfield dhe u bë viral në rrjet.