Hyn për të ‘blerë’, por qetësisht merr një byzylyk floriri nga kutia e ekspozimit të bizhuterive dhe e fut në xhep.
Pamjet në fjalë vijnë nga kamerat e sigurisë së një argjendarie në Gjirokastër, ku personi që video ka vjedhur një send me vlerë një milion lekë.
Ky veprim duket se nuk e ka vënë në siklet hajdutin, i cili pasi kryen vjedhjen, del i qetë nga dyqani. Pronarët e biznesit, pasi konstatuan vjedhjen, bënë denoncimin në polici të rastit në fjalë, ndërkohë që deri më tani nuk është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i hajdutit./ BW/