Skip to content

VIDEO/ I gjithë kati i parë i hotelit i shkatërruar plotësisht, pamje lufte nga shpërthimi i bombulës së gazit, pronarët e plagosur nisen drejt Tiranës

 

FaxNews ka mundur të sigurojë pamje nga ambienti i hotelit ku ka ndodhur shpërthimi i bombulës së gazit në Velipojë, ku mbetën të plagosur rëndë 4 anëtarë të së njëjtës familjeje.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme fuqia e shpërthimit ka qenë tepër e fortë sa ka shkatërruar pothuajse të gjithë katin e parë e hotelit 3-katësh.

Burime bënë me dije se personat e mbetur të lënduar janë Klarisa Gjoka 15-vjeç, Danjela Gjoka 18-vjeç, Enriko Gjoka  19-vjeç dhe Alketa Gjoka 30-vjeç, të cilët janë dhe pronarë të hotelit ku ka ndodhur shpërthimi.

Ata janë transportuar drejt spitalit të Shkodrës, ku dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Pritet transportimi i tyre drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar dhe nevojës për një kujdes më të specializuar mjekësor.

/faxweb