Familjarët e 8 vjeçarit Mateo Vasiu janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Fierit, për të kërkuar drejtësi për djalin e tyre.

Mes personave që kanë qenë sot në mbështetje të familjes ishte dhe një qytetar nga Shkodra, Çesk Simoni, të cilit i ka ndodhur një fatkeqësi në familjen e tij. Ai tregon se në vitin 2002, një person i ka mbytur bashkëshorten dhe djalin ën krevat, ndërkohë që ai propozon që të ngujohet së bashku me familjen e Mateos.

“Origjinal si puna e këtij më kanë ndodhur mua, më kanë mbytyr gruan dhe djalin në krevat, ai Sadik Konishta, ka pasur listë me vra 40 njerëz, shyqyr që përfundoi te unë. Përsëriten këta në çdo 6 mua.

Shteti di vetëm të vjedhë, e kanë bërë Big Brother Kuvendin, kam ardhur që të ngujohem me familjarët këtu, ishalla pranojnë dhe ata, të paktën 3 vetë.

E tërë Shkodra u ngrit në këmbë për rastin tim, janë bërë tmerr, e mbyllën aty në burg, hanë dhe punë, kam ardhur prej Shkodre për këtë, çdo viktimë në mesin e fëmijëve unë e përjetoj. Duhet të ketë ligj që i dënon keta persona”, u shpreh Simoni.

Prej ditës së djeshme familjarët e Mateos po mbledhin firma në qytete të ndryshme të vendit, që të bëjnë të mundur sipas tyre rikthimin e dënimit me vdekje për persona që kryejnë krime të rënda si Klodian Çalamani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re