Një automjet është ndaluar në pike doganore të Akapakale që ndan Turqinë nga Siria, ku në brendësi të mjetit u gjetën 4 qengja të fshehur të cilët do të kaloheshin kontrabandë drejt shtetit turk. Sipas mediave turke 4 qengjat ishin fshehur në pjesën e rezervuarit të karburantit dhe në pjesën përpara të dritave të këtij automjeti. Autoritetet e kontrabandës pranë kësaj pike doganore, ndaluan shoferin  që ishte  duke ardhur në Portën Doganore Akçakale nga qyteti i Tel Abyad në Siri, pasi shfaqën dyshime se diçka po lëvizte në automjetin e tij.

Gjatë kontrolleve, u konstatuan se kishte zhurmë nga pjesët e përparme dhe të pasme të makinës. Ekipet, të cilët bënë një ekzaminim të hollësishëm, gjetën 4 qengja të fshehur në pjesën e dritave të makinës dhe rezervuarit të karburantit, me gojën e tyre të ngjitur për të parandaluar zhurmën.Ndërsa qengjat u nxorrën, shoferi u ndalua nga forcat e policisë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re