FaxNews ka mundur të sigurojë pamje nga trupi i pajetë i gjetur i mbyur  te ‘Vollga’ në Durrës.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë konstatuar viktimën e mbështjellë nga leshterikët.

Nga informacionet paraprake dyshohet se personi është mbytur dhe janë dallgët ato të cilat e kanë nxjerrë në breg pasditen e sotme.

Identiteti i personit të pajetë nuk dihet ende, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se viktima i përket seksit mashkull dhe nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re