Një dyqan celularësh është grabitur gjatë natës së djeshme rreth orës 03:30 në qytetin e Vlorës.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, grabitësi ka qenë i vetëm, dhe pasi nuk ka mundur të hap derën pas disa përpekjeve e ka thyer atë duke mësyrë në dyqan.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se hajdutët kanë arritur të marrin 13 aparate celularë. Dyqani është i pajisur me kamera sigurie, dhe është i lokalizuar në qendër të qytetit bregdetar.

Grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re