Ditën e sotme një i moshuar i identifikuar si Gj.C., 65-vjeç ka rrezikuar të mbytej në Liqenin Artificial të Tiranës ndërsa është arritur të nxirret nga kalimtarë të rastit që janë futur në ujë duke e nxjerrë nga liqeni, ndërsa është dërguar në spital.

Momentalisht i moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën ndërsa mësohet se ai ka qenë duke u larë në liqen.

“Më datë 07.07.2020, rreth orës 13:00, është nxjerrë nga Liqeni Artificial shtetasi Gj. C., 65 vjeç, i cili gjatë kohës që ka qene duke u larë, ka rrezikuar te mbytej. Ky shtetas është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën”, njoftojnë blutë e kryeqytetit.

Rretj mesditës së sotme në Kavajë një mjet ka përplasur një motoçikletë e për pasojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit i identifikuar si V.Sh., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident, shtetasi me inicialet R.R., 53-vjeç, për të dhënë sqarime mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“Më datë 07.07.2020, rreth orës 13:17, në lagjen nr. 3, në Kavajë, mjeti me drejtuese shtetasen V. Sh. ka aksidentuar drejtuesin e motoçikletës, shtetasin R. R., 53 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re