Debati i mbrëmjes së djeshme në emisionin ‘Opinion’ solli përplasje të forta mes Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe gazetares Klodiana Lala.

Kjo e fundit e pyeti Ministrin se nëse ka ndonjë emër gjyqtari ose prokurori që është pikasur nga OFL. Lleshaj duke dashur ti shmangej përgjigjes zgjodhi që të thoshte shprehjen e Migjenit: “O grua që u ndeshëm ditën e fatkobit tonë” ndërsa Lala iu drejtua me shprehjen prej nga është origjina e Lleshajt “Mirditorët të vrasin natën dhe të qajnë ditën.”

Pjesë nga debati:

Lleshaj: Migjeni ka një shprehje “O grua që u ndeshëm ditën e fatkobit tonë” Para një viti me zonjën Lala…

Lala: Mos të fillojmë me shprehje veriore tani, se ne nga Dibra themi që mirditorët të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Mos të hyjmë në këtë debat… mos të luajmë me ping ponge…

Lleshaj: Ta thashë pozitivisht moj

Lala: Edhe unë pozitivisht ta thashë. Më jep një emër gjykatës prokuror që keni arrestuar…

Lleshaj: Target i OFL-së nuk janë gjyqtarët dhe prokurorët

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re