Një debat është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit Opinion që ka degjeneruar më pas edhe në ofendime banale mes ministrit Sandër Lleshaj dhe gazetares Klodiana Lala.

Shkak për këtë është bërë debati për OFL-në, për të cilën Lala u tha se ishte nisur për të goditur gjyqtarët dhe prokurororët e korruptuar, dhe në fakt po merret me të dënuar për vepra penale të zakonshme.

Por më pas Lleshaj përdori një shprehje të Migjenit, të cilën Lala ia ktheu me një tjetër shprehje, që sipas saj në zonën e Dibrës thuhet se ”mirditorët të vrasin natën dhe të qajnë ditën”, duke iu referuar vendlindjes së ministrit.

Pjesë nga debati:

Lleshaj: Migjeni ka një shprehje “O grua që u ndeshëm ditën e fatkobit tonë”

Lala: Mos të fillojmë me shprehje veriore tani, se ne nga Dibra themi që mirditorët të vrasin natën dhe të qajnë ditën

Lleshaj: Ta thashë pozitivisht moj

Lala: Edhe unë pozitivisht ta thashë

Lleshaj: Target i OFL-së nuk janë gjyqtarët dhe prokurorët

Gjatë emisionit, Lleshaj foli dhe për blerjen e makinës së tij luksoze, ku tha se e ka marrë me ulje direkt nga kompania gjermane, si klient i privilegjuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re