U mbajt në gjykatën e Vlorës, seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj Kliti Lekës, i cili vrau biznesmenin Niko Goro në Himarë, të shtunën që lamë pas.

Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg pa afat për Lekëm, i cili siç edhe u shpreh gjatë momenteve të arrestimit, e kishte qëlluar Goron pas problemeve që kishin pasur për pronësinë e disa apartamentev.

Leka nuk ka pasur një avokat, dhe për seancën e sotme ai është caktuar kryesisht nga gjykata. Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Fax News, Leka shihet i përqendruar te gazetarët, ndërkohë që mësohet se ai ishte beqar, dhe jetonte kryesisht jashtë vendit.

Në ambientet e gjykatës ishin të pranishëm dhe familjarë të tij të cilët nuk u lejuan në seancë. Mbi Goron rëndon akuza e vrasjes dhe e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që duket se ai vetë ka rënë dakord me vendimin e dhënë nga gjykata.

“Nëse do më kishte dhënë lekët ose pronën, nuk do ta vrisja Niko Goron”, u përgjigj autori para grupit hetimor. Kliti Leka dhe Niko Goro kishin komunikuar disa herë së bashku në telefon. Madje edhe ishin takuar lidhur me konfliktin për këtë kompleks të ndërtuar në pronën e Kliti Lekës në Himarë.

Biznesmeni Niko Goro i kishte dhënë një apartament, por 53-vjeçari pretendonte edhe shumën e parave shtesë, prej 70 mijë Euro.

“Ai nuk e mbajti fjalën. Pasi ndërtoi në pronën time, më premtoi edhe banesën, por më pas edhe paratë. I kisha kërkuar para se ta vrisja që ta zgjidhte situatën, por m’u përgjigj me arrogancë. Pse nuk mi dha paratë e mia? Unë i dhashë pronën, ai nuk i qëndroi marrëveshjes. Më vjen keq për atë që bëra. U detyrova nga gjendja e rëndë që isha”.

Ekzekutimi i Niko Goros u bë në prani të motrës së tij, e cila mbeti e plagosur gjithashtu. Ishin dëshmitarët që lajmëruan policinë dhe i dhanë targën e makinës së Kliti Lekës.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re