Publikohet video nga momentet pas grabitjes së farmacisë tek shkolla ”Sami Frashëri” në Tiranë.

Autori i veshur sportiv me bluzë gri dhe maskë të zezë largohet shumë i qetë, pa nxituar. Ai kërcënoi më parë punonjësen e farmacisë duke i marrë xhiron ditore.

Dyshohet se autori është i njëjti person që kreu dhe grabitjen në rrugën “Bardhyl” të Kredo.al dhe grabitjen e një farmacie tjetër në rrugën “Zhan D’ark”, ngjarje të ndodhura më 23 dhe 21 janar të këtij muaji.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re