Një i ri është ndaluar të lahet në det nga policia në plazhin e Drimadhes.

Siç shihet në pamje, i riu është duke bërë banjo dielli dhe kërkon të lahet në det por efektivi i policisë nis me të diskutimin dhe nuk e lejon të riun.

Siç dihet nga masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë larja në det është ende e ndaluar deri në një njoftim të dytë.

Të njëjtin problem e kanë patur disa ditë më parë edhe disa banorë në Durrës të cilët nuk janë lejuar të futen në det.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re