Subscribe

Një 25-vjeçar nga Durrësi kishte menduar se mund të përfitonte 5 mijë dollar nga një person tjetër duke e bezdisur në celular, por është arrestuar nga policia.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se i riu u kap në momentin kur kishte shkuar për të marrë paratë, por aty është përballur me agjentët e policisë.

Lexo edhe :Related Posts

“25-vjeçari u kap në flagrancë në një lokal në lagjen nr. 13, ndërkohë që i merrte 5000 dollarë, një shtetasi 42 vjeç, të cilin e kishte kanosur disa herë, nëpërmjet celularit, për këtë qëllim.

Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale”, njofton policia. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re