Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç sapo ka mbërritur në restorantin ku pritet të darkojë me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Mbërritja e tij ka qenë më vonë nga çfarë ishte planifikuar për shkak edhe të situatës së krijuar na protesta e sotme kundër vizitës së këtij të fundit.

Ndërsa pjesë e darkës pritet të jetë edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev i cili do t’u bashkuhet pak më vonë. Ndërsa objekti kryesor i takimit të tyre do të jenë marrëveshjet në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” për të cilën u protestua mbrëmjen e sotme. Në videon e siguruar nga Fax News, vihet re një prezencë e shtuar e makinave të policisë të cilët shoqërojnë presidentin serb gjatë vizitës së tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re