Skip to content

Video/ I shtrirë në tokë prej 30 minutash, qytetarin te “Covid 2” nuk e prek njeri me dorë, ja çfarë dyshohet

Një person ka humbur ndjenjat në derën e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa dëshmitarë shprehen për Faxweb.al se edhe pse ka 30 minuta që qendron i shtrirë në tokë, askush nuk është afruar që ta prekë me dorë.

Edhe pse në pamje shihet një makinë policie që qendron pranë personit që ka humbur ndjenjat, askush nuk afrohet që ta ndihmojë atë. Personi në fjalë dyshohet të jetë familjar i pacientëve të prekur me Covid, të cilët qendrojnë çdo ditë në derën e spitalit, për t’u interesuar për gjendjen e të afërmve të tyre.

Për shkak se në spitalin Covid 2, familjarët nuk lejohet që të hyjnë as në oborrin e spirtalit, ata janë të detyruar që të qendrojnë hera herës pas portës kryesore të spitalit, për tiu çuar ushqime apo çdo gjë që u nevojitet të afërmve të tyre.