Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Sanxhak të Laçit, ku një sasi tritoli i vendosur në shtëpinë e Skënder Likës ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe te banesat përreth.

LEXO EDHE: EMRI/ Tritol banesës në Sanxhak të Laçit, dëme të konsiderueshme materiale

Kush është Skënder Lika?

Skënder Lika është autori i vrasjes së Rakip Rolit, i cili pas ngjarjes  arratis menjëher nga vendi i krimit së bashku me të birin.

Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).

LEXO EDHE: Në kërkim për vrasjen e Rakip Rolit, Skënder Lika, xhaxhai i autorit të dyshuar të ekzekutimit të biznesmenëve

Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët. Gjithashtu, Skënder Lika është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re