Fax News ka siguruar pamjet e vjedhjeve të bëra në kryeqytet ku shihet qartë një person me xhup të verdhë i cili sulmon një vajzë duke u përpjekur t’i vjedhë asaj çantën dhe sendet personale.

Ndërsa vajza ka bërë një kallëzim në polici për vjedhjen që i është bërë në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet, mësohet se ndaj të njëjtit person ka edhe ankesa të tjera. Agresori ndjek vazjat dhe gratë dhe më pas u vjedh çfarë të mundet, celularin, çantën dhe varëset me vlerë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re