Pas protestës së thirur nga ish-kryeministri Sali Berisha, shumë prej protestuesve dolën në rrugë të ndryshme të Tiranës, ku nuk munguan as përplasjet me qytetarë të thjeshtë.
Gazetarët e Fax News që kanë qenë në terren, kanë pikasur një përplasje epike mes disa pjesëmarrësve në protestë dhe një qytetareje të thjeshtë.
Pjesë nga debati:
Qytetarja: Ti s’ke bukë të hash në shtëpi, Saliu ka gjysmën e Tiranës
Mbështetësi i Berishës: Ti ke frikë nga ai, të është rritur gjuha ty, prej demokracisë
Qytetarja: Ja ka vënë Amerika këtu (në lule të ballit) , ashtu do tjua bëjë edhe juve
Mbështetësi i Berishës: Çfarë amerike, pse amerika më ka pjellë mua, të bëjmë Referendum dhe ta përzejmë prej këtej atë ambasadoren.
(E.K/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
