Skip to content

VIDEO/ “Ik e pirdhu o budalla“, degjeneron debati mes Nazarkos dhe Mukës, ish-zv/ministri: Jam shkencëtar… Analisti: Përralla, o budalla rri, o budalla!

WhatsApp Image 2020 04 07 at 10.30.37

TIRANË– Ka degjeneruar në fyerje dhe etiketime personale debati mes shkencëtarit Taulant Mukës dhe Shpëtim Nazarkos gjatë emisionit “360gradë”. Gjithçka ka nisur pasi Muka e ka korrigjuar Nazarkon për një term, gjë që e ka nxehur shumë analistin.

Menjëherë ky i fundit ka filluar me fyerjet personale, ndërkohë që për të ‘shuar’ gjakrat ka ndërhyrë edhe drejtuesi i emisionit Artur Zhei, i cili ka siguruar Mukën që Nazarko nuk i ka me të keq ofendimet. Përkundrazi i ka si shenjë konfidencialiteti ndaj figurës së tij.

DEBATI I PLOTË:

Taulant Muka: Është statistë diferenciale

Shpëtim Nazarko:  E di më mirë se ty unë, rri tek këpuca. Po bëhesh si ata të Enver Hoxhës, që thoshin kemi inteligjencën popullore. Po kujt i plasi që je ti shkencëtar? Je në terezi apo jo? Lëri të tjerët të diskutojnë. Je emëruar shkencëtar ti? Hajde të të japim një medalje.

Taulant Muka: Një pyetje shumë të thjeshtë të bëra.  

Shpëtim Nazarko: Ke vajtur si gjithë ata shqiptarët e tjerë. Ik tani! Boll na tregove përralla në Shqipëri? Nga u bëre shkencëtar ti?

Taulant Muka: Pse nxehesh ti mua më paguan shteti zviceran, jo ai shqiptar! Ti ke mbaruar shkollën e mesme dhe më tregon shkencën?

Shpëtim Nazarko: Aty ku luaj unë… Iko pirdhu, ik o budalla tani

Taulant Muka: Ja shiko fjalorin!

Shpëtim Nazarko: Ik o tani!

Artur Zhei: Muka, zoti Nazarko është një nga analistët më të mirë në Shqipëri

Shpëtim Nazarko: Po lëre tani, aty ku luaj unë ti nuk futesh dot kurrë. Kur flas unë, flas unë. Kur llap ti, llap. Tani do ha unë.

Taulant Muka: Unë flas me argumenta shkencërorë

Shpëtim Nazarko: Po ik o tani!

Artur Zhei:  E ka me mirësi, e ka si konfidencialitet

(k.m./dosja.al)