Presidenti Ilir Meta së fundmi ka marrë rolin e “producentit”, pasi ka marrë pjesë në realizimin e një kënge për poetin kuksian të ekzekutuar nga komunistët, Haviz Nela, duke e cilësuar si “shqipe të demokracisë”.

Kjo këngë e realizuar nga Nexhip Dida, Perlat Sheqeri dhe Dritan Jashari, tre rapsodë të muzikës popullore dhe siç thuhet dhe në videon prezantuese të saj, është realizuar nën kujdesin e kreut të shtetit, Ilir Meta.

Havzi Nela bir lumjani. Shqipe e demokracisë, nuk u dorëzove kurrë. Ta morën ty lirinë, kurrë s’u mposhte Havzi Nela, fale jetën për liri”, thuhet ndër vargje.

Më 22 maj 1967, dënohet me 15 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë, ndërsa bashkëshortja e tij me 10 vjet të lirisë.

Më 8 gusht 1975, ridënohet me 8 vjet heqje lirie ndërsa më 19 dhjetor 1986, lirohet nga burgu. Më 12 tetor 1987, internohet në Arrën.

Nela më 10 gusht 1988 në orën 02:00 të mëngjesit, u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit, pas miratimit përfundimtar të dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, të drejtuar nga Ramiz Alia.

Në mesnatë, e morën trupin e tij dhe e futën atë vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtyllë druri. Kështu ai qëndroi në këmbët e tij për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993./shqiptarja.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re