Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur sërish duke bërë aktivitete sportive në kodrat e liqenit në Tiranë. Për herë të dytë, Meta ka hipur në një kuadrat hekuri, por këtë herë për të ironizuar bashkinë e Tiranës.

Meta thekson se u desh të ngjitej ai që bashkia e kryeqytetit ta lyejë për të mos u ndryshkur. Një përgjigje kreu i PL-së, kishte edhe për ata që herën e parë menduan se ai është ngjitur me helikopter.

Me ironi, Meta shkruan: “Faleminderit” Bashkisë së Tiranës që ndjek aktivitetet e mia sportive dhe që më në fund u kujtua ta lyejë me bojë të bardhë kuadratin e hekurit tek kodrat e kryeqytetit!

“Mirëmëngjesi të gjithëve. Pas 15 kilometrash me mikun tim të vjetër, Bedri Merorin, nuk mund të rrija pa ardhur këtu. Jam i lumtur jo të hipi për herë të dytë dhe pa helikopter si herën e parë, por vetëm se unë erdha këtu, pse unë i ngjita këtu erdhi bashkia e Tiranës dhe u detyrua ta lyejë me të bardha. Të gjithë ata që do kalojnë këtu, që do të shohin se ka filluar prapë të ndryshket të më lajmërojnë, të vij prapë, të hipi prapë që ta lyejnë prapë. Faleminderit bashkia e Tiranës që na ndiqni për ndonjë punë të mirë, se deri tani jeni dalluar vetëm për punë të mbrapshta, 5D dhe inceneratori që është atje vetëm me letra”, shprehet Meta në videon e postuar në Facebook.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re