Edhe pse Ilir Meta thotë se nuk takohet skutave, faktet tregojnë të kundërtën.

Gazeta ka siguruar një tjetër video të tij, në Vlorë.

Ai ka zhvilluar një vizitë misterioze në një banesë private.

Meta në këtë takim, ka qenë vetëm dhe nuk shoqërohej nga asnjë bashkëpunëtor apo shoqërues.

Me shumë mundësi kjo vizitë ka qenë ekstremisht private, pasi rrugica ka qenë bosh dhe nuk kanë qenë as makinat shoqëruese të eskortës së presidentit, me përjashtim të asaj që e transportoi në shtëpinë misterioze.

Pas daljes nga shtëpia, edhe pse s’ka pas asnjeri, ai ka përshëndetur me dorë.

Në fakt, përballë tij ka qenë një gazetar i -s që po e filmonte dhe ndoshta presidenti e ka marrë si mbështetës së tij.

Ndërkohë, pavarësisht paranojave, e sigurojmë presidentin Meta se gazetari ynë ka qenë fare rastësisht aty.

Nuk është se po e ndjekim.

()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re