Brenda një kohe të shkurtër, një sasi e madhe uji u derdh, duke shkaktuar një “lumë” shkatërrues balte që përmbyti Daralin.
Dhjetëra njerëz rezultojnë të zhdukur në një fshat në Indi për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.
Sipas raporteve fillestare, katër persona kanë vdekur dhe mbi 100 rezultojnë të zhdukur. Mbi një duzinë njerëzish mbetën të bllokuar në rrënojat e ndërtesave të rrëmbyera nga ujërat e tërbuara.
Sasia e madhe e ujit që ra në një kohë të shkurtër shkaktoi një lumë balte që përfshiu fshatin Darali, në shtetin e Uttarakhand.
Është një fshat turistik me disa hotele dhe bujtina për pelegrinët.
Dëshmitë e banorëve tregojnë se të paktën 20 shtëpi u rrëmbyen nga ujërat.
Ushtria dhe ekipet e shpëtimit mbërritën në fshat për të gjetur të zhdukurit.
Dëshmitarët okularë nga një fshat aty pranë që filmuan pamjet dramatike mund të dëgjoheshin duke bërtitur, fishkëllyer dhe duke thirrur “vraponi, vraponi”, por ishte e vështirë për këdo që të shmangte valën e papritur të baltës.



Darali ndodhet dy kilometra larg Harsilit, ku ndodhet një bazë e madhe e Ushtrisë Indiane dhe një bazë paraushtarake.
Megjithatë, operacionet e ndihmës po pengohen nga shirat e vazhdueshëm.
Zona është malore dhe e prirur ndaj përmbytjeve. Dy vjet më parë, shirat vranë më shumë se 30 persona.
