Vazhdojne reshjet e deborës me intensitet te lartë në Prrenjas, Qaf Thanë dhe disa zona malore të Librazhdit si në Fushë- Studen, Sopot, Kostenjë, Stravaj ku trashësia e deborës ka shkuar 20-30 cm.
Deri më tani nuk raportohet për rrugë të bllokuara por problemet me energjinë elektike nuk kanë munguar as këtë herë. Aktualisht vazhdojnë reshjet e deborës në Prrenjas dhe Qaf Thanë por deri më tani nuk ka pasur probleme.
Aksi Prrenjas – Qaf thane është një aks problematik me kthesa të forta prandaj drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me zinxhir si edhe të udhetojnë me kujdes.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
