
Interi u rikthye te fitorja, pas dy humbjeve radhazi.
Zikaltërit triumfuan 2-0 në transfertë ndaj Pisa-s, në duelin e javës së 13-të në Serie A.
Pjesa e parë ishte e balancuar, me të dyja skuadrat që nuk krijuan raste të pastra.
Pisa pati rastin më të mirë me Piçininin, i cili goditi jashtë. Pas pushimit, vendasit rrezikuan sërish me Nzolën, që gaboi në moment vendimtar.
Inter përfitoi në minutën e 69-të, kur Lautaro Martinez shënoi me një gjuajtje të menjëhershme pas asistit të Pio Espositos. Argjentinasi vulosi suksesin me golin e dytë në minutën e 83-të.
Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e tretë me 27 pikë, ndërsa Pisa renditet në vendin e 18-të me 10 pikë.



