Dora, mendja dhe talenti i njeriut kanë prodhur qindra mijëra vepa arti, por në Tokë, titullin e mjeshtrit më të madh të natyrës e mban ky peshk i vogël top (puffer).

Ndryshe nga njerëzit, ky ‘artist’ nuk pushon. Punon derisa ta përfundojë ‘veprën’ e tij të artit. Kjo sepse ndonjë rrymë e mundshme uji mund ta shkatërrojë ‘veprën’ e tij. Fillimisht nuk e kupton se çfarë po bën ky peshk me pendët e tij të vogla dhe trupin, por pas disa orësh… mund të shihni këtë pamje të mëposhtme, që e përcjell BBC Earth

Sipas studimeve të kryera nga shkencëtarët, kjo “vepër arti” bëhet nga peshqit meshkuj për femrat dhe shërben për të vendosur në qendër të saj vezët, aty ku janë mbledhur kokrrizat më të mira të rërës. Pjesët e jashtme të kësaj ‘skulpture’ janë të ngritura dhe shërbejnë për të ndaluar rrymën e ujit drejt qendrës, kësisoj duke mbrojtur vezët.