Në një intervistë që ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë për BBC në lidhje me shpërthimin e Gërdecit, ia hedh të gjithe fajin për ndërtimin e punishtes së vdekjes në Gërdec, Fatmir Mediut..

Berisha ka mohuar në këtë intervistë që të këtë pasur dijeni për atë që po ndodhte në Gërdec. Teksa u vu në siklet nga gazetarja e BBC, Berisha arriti deri atje sa të mohojë edhe baxhanakun e tij, i cili humbi jetën gjatë atij shpërthimi.

Nuk u skuq fare as kur gazetarja e pyeti se si ka mundësi që ju nuk dini si kryeministër asgjë se çfarë ndodh në Shqipëri!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re