Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Gazmend Bardhit, i cili shprehet se PD po bën çdo sakrificë për mbrojtjen e Kushtetutës.

Përmes një videoje të shpërndarë më rrjetin social facebook, ku shfaqet Lulzim Basha duke i larë këmbët, Ilir Metës, Balla thekson se Luli përdor gojën e Gazit për shpifjet e vjetra të Saliut.

“Epo pikë e zezë me SHQUP-in. Unë shpreh keqardhjen që PD u katandis shtojcë e Ilir Metës, Luli përdor gojën e Gazit për shpifjet e vjetra të Saliut”, shkruan Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re