Skip to content

VIDEO/ Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri lë ambientet e burgut 313 në Tiranë

Saimir Tahiri lë ambientet e burgut 313 në Tiranë dhe niset drejt Fierit, ku do të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata prej 3 vitesh dhe 4 muajsh burgim.

Siç shihet në videon e siguruar nga Fax News, ka patur elementë të shumtë sigurie gjatë transferimit të Tahirit.

Ish ministri i Brendshëm, qëndroi për 5 ditë me rradhë në qelinë e burgut 313 në kryeqytet që prej vendimit të marrë ndaj tij. Tahiri akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës dhe lidhje me anëtarët e bandave kriminale gjatë kohës që ka mbajtur postin e ministrit të brendshëm në mandatin e parë të qeverisë Rama. Në fillim të gjykimit të tij, prokuroria kërkoui 12 vite burg për të por Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit, vendosi që ish ministri të dënohej me 3 vite dhe 4 muaj burgim.

Menjëherë pas vendimit të dhënë, ish ministri u dërgua në qeli ku vazhdoi zyrtarisht vuajtjen e dënimit të tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb