Policia greke gjobiti 12 shqiptarë me 300 euro gjobë secilin në KTEL Kifissos, në kuadër të masave të marra për kufizimin e udhëtimeve të panevojshme për shkak të koronavirusit.

Të 12 shqiptarët u kapën duke udhëtuar pa pasur lejen e nevojshme për në Igoumenicë dhe prej andej do të shkonin në atdheun e tyre, shkruan gazeta greke iefimerida.gr.

Ata thanë tek Autoritetet e Policisë se ishin punëtorë në Mykonos dhe se donin të shkonin në vendin e tyre, në Shqipëri. Policia i zbriti të gjithë nga autobusi, u konfirmoi gjobën dhe urdhëroi largimin e autobusit për në Igoumenicë pa asnjë pasagjer.

Vihet re se ditët e fundit, shkruan media greke, edhe pse është e ndaluar lëvizja për shkak të coronavirusit trafiku në KTEL Kifissos është rritur pasi nga çdo cep i Greqisë vijnë në Athinë me produkte nga fshati, për Pashkët, e cila këtë vit për shkak të kushteve do të jetë krejtësisht e ndryshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re