Një avion pasagjerësh Boeing 777 bëri një ulje emergjente në Los Anxhelos të enjten pas shkëputjes së një gomë gjatë fluturimit.

Videoja që qarkullon në rrjet tregon se një nga rrotat e Boeing bie disa sekonda pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i San Franciskos. Avioni i United Airlines ishte nisur për në Japoni dhe kishte 249 persona në bord.

Avioni ka gjashtë rrota, në mënyrë që të mund të ulet në mënyrë të sigurt edhe nëse një nga rrotat bie ose dëmtohet.

Fatmirësisht, avioni bëri ulje të sigurt dhe nuk pati asnjë lloj problematike./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re