Shemben magazinat që mbanin objektet e Para dhe Tetraplegjikëve. Mësohet se këto ambjente të Shoqatës së Përgjithshme të Tetraplegjikëve, do të shfrytëzohen si hapësira për ndërtim pallati.

Kryetari i Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve Ani Plaka për mikrofonin e Faxnews ka thënë se ato magazina janë inauguruar vetë nga Rama ndërsa sot del dikush e thotë që “janë të miat”.

Ai shprehet se kanë pranuar zhvendosjen nga e keqja. Ai ka treguar edhe shkresën se prej muajit prill te vitit 2014 ambjentet ishin në dispozicion të kësaj shoqate.

Zyrat e Para dhe Tetraplegjikëve do të transferohen në zonën e një ish-reparti ushtarak në Surrel, të cilat nuk i plotësojnë kushtët për persona të cilët lëvizin me karrige me rrota

“E pranuam nga e keqja se për ne është larg. Na premtoi kryeministri. Atje nuk ka as rrugë. S’ka as ujë, as drita, as dyer e dritare.

Pronen e kemi pasur ne, e ka inauguruar Rama. Tani del dikush e thotë që është imja. Kam depozituar 2 padi. Erdhi policia. Na tha nuk mban përgjegjësi për karrocat tuaja. Na i ka dhene me ligj zyrat”– u shpreh ai.

Ai tha se do të shkojnë në grevë urie dhe do të shkojnë në të gjitha ambasadat. Plaka kërkoi ndëryrhjen e Avokatit të Popullit për këtë cështje.

“Të na përkrahin. Jemi njerëz të paralizuar. Kërkojmë ndihmën nga Europa, nga i gjithë Parlamenti. Do bëjmë grevë urie nëse për 3 ditë nuk do të ketë një reagim nga Bashkia e Tiranës”– shtoi ndër të tjera kryetari i Shoqatës së para dhe tetraplegjikëve Ani Plaka

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re