Ambasadorja e Kosovës në Kombet Bashkuara, Vlora Çitaku ka thënë se nga fundi sesionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ministri i Jashtëm serb  Ivica Daçiç, ka sulmuar verbalisht atë dhe delegacionin e Kosovës duke e fyer.

“Ata me të cilët jeni ulur janë kolonizatorët tuaj”, tha Ivica Daçiç, duke iu referuar përfaqësuesve diplomatikë nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Sipas ambasadores Çitaku, kreu i diplomacisë serbe ka vepruar sikur të ishte në kafene e jo në Selinë e Kombeve të Bashkuara.

Në pamjet e publikuara nga Citaku, dëgjohen fyerjet e ministrit serb.

Siç është raportuar, reagimi Daçiçit erdhi pas fjalimit të Çitakut në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilin ajo tha se në rastin e Serbisë dhe Kosovës duke folur për dekolonizim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re