Kreu i Partisë Demokratike Lulzim  Basha duket se po përsërit të njëjtën skemë organizative të fushatës si në vitin 2017.

Njëlloj si atëherë, edhe tani krijohen situata sikur mbështetësit i presin rrugën me flamuj në dorë dhe kryedemokrati zbret i suprizuar nga makina për t’i përshëndetur.

Teksa ai ka zgjedhur sot Beratin për të vizituar, gjatë rrugës ai ka ndaluar në Kuçovë për të përshëndetur simpatizantë, të cilët ishin pozicionuar në rrugë.

Në një formë të tillë kreu i demokratëve është pritur edhe në qytete të tjera të vendit ku mesa duket kjo është një skemë e kompanisë izraelite që ai ka pajtuar për t’i ndërtuar imazhin./tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re