Shtetasi Dibran Hoxhaj, i njohur në rrjetet sociale si “Kobra” është deklaruar i pafajshëm për rastin ku ai dhe katër persona të tjerë  akuzohet për vrasjen e të riut nga Kukësi më 3 janar të viti 2023.

Sapo ka nisur shqyrtimi në Gjykata, “Kobra” është përjashtuar nga salla e gjyqit, pasi ka prishur rendin.

Ai i është drejtuar me zë të lartë njërit nga të akuzuarit e tjerë dhe është ngritur në këmbë.

Edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli janë deklaruar të pafajshëm.

Njoftimi:

Prokuroria Speciale akuzon Hoxhajn për vrasje të rëndë të viktimës V.C. afër lokalit Kobra City në magjistralen Prishtinë-Zhur më 3 janar 2023

Në këtë rast Susuri, Badalli e Vezaj akuzohen për pjesëmarrje në rrahje. Në aktakuzën e ngritur më 20 shkurt 2024 një akuzë ndaj Susurit dhe Mazrekut është lidhur me veprën penale manipulim me prova.

Hoxha i njohur si “Kobra” akuzohet edhe për mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve.

Sipas Prokurorisë më datën 3 janar 2023, rreth orës 04:00, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren- Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re