Skip to content

VIDEO/ ‘Janë shtuar virozat respiratore këtë sezon’, Tomini: Vaksinohuni, qarkullojnë disa lloje virusesh

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 45

Vendi ynë po kalon një periudhë të shtuar të virozëve respiratore. Infeksionistja Eugena Tomini nga ISHP, ka bërë me dije se aktualisht, në vendin tonë po qarkullojnë virusi i gripit A dhe B, RSV (Virusi Respirator Sincicial) dhe Covid-19.

Vendi ynë po kalon një periudhë të shtuar të virozave respiratore.

Kjo është bërë me dije nga infeksionistja Eugena Tomini pranë ISHP, e cila tha se në vendin tonë po qarkullojnë virusi i gripit A dhe B, RSV (Virusi Respirator Sincicial) dhe Covid-19.

Ajo apeloi për një kujdes të shtuar, ndërsa i rekomandoi qytetarëve që të kontaktojnë mjekun e familjes ose specialistin për diagnozë dhe trajtim të duhur si edhe grupet e riskut të vaksinohen.

‘Qarkullojnë virusi i gripit A dhe B, RSV (Virusi Respirator Sincicial) dhe Covid-19. Popullata është në një përqindje të lartë të vaksinuar, grupet e riskut janë të vaksinuara. Por, ato grupe riskut që ende skanë kryer vaksinimin duhet që të vaksinohen dhe nëse jeni me shenja gripi qëndroni në shtëpi, mbani kontakt me mjekun e familjes dhe me mjekun specialist. Jemi 23 mijë infeksione respiratorë të sipërme dhe të poshtme, theksojë se është e rëndësishme vaksinimi në kohë’, tha ajo.