Prej javësh tashme, në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e Covid-19, është aplikuar mbajtja e maskës me detyrim në ambiente të jashtme.

Në rast të kundër, policia gjobit qytetarët nga 3000 deri në 5000 lekë, ose më keq akoma i shoqëron ato në komisariat nëse nuk i tregojnë një mjet identifikimi, në mënyrë që efektivi të gjobisë qytetarin.

Një rast i tillë ka ndodhur me një qytetar i cili është kapur pa maskë në ambiente të jashtme dhe është shoqëruar me forcë nga efektivët e policisë.

“Më lësho se më vrave, po për një maskë po bëni kështu” dëgjohet të thotë qytetari i cili shprehet shumë i revoltuar me sjelljen e ashpër të policisë përkundrejt tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko