Një qytetare ka denoncuar për redaksinë e Fax News, shtyrjen e fluturimit të Air Albania nga Italia në Shqipëri me orë të tëra pa paralamërim.

Ajo thotë në një video dërguar për Fax News se kanë mbërritur nga Londra që në orën 09:00 të mëngjesit dhe duhej të niseshin në 16:00, por i kanë thënë që avioni do të niset në orën 00:00.

Në video, qytetarja denoncon pritjen e njerëzve të sëmurë, të moshuarve apo dhe fëmijëve të cilëve ju duhet të presin shumë orë për t’u kthyer në atdhe.

“Përshëndetje, ne jemi këtu që në mëngjes dhe nuk kemi një përgjigje përse avioni është vonuar. Ja të gjithë njerëzit e sëmurë këtu, dhe fëmijët e vegjel ja shikojini. Kemi ardhur nga Londra që në orën 9 të mëngjesit. Supozohej që avioni të nisej në orën 16:00 dhe tani e kanë shtyrë në 00:00, pa asnjë lloj përgjigje. Këtu janë me mijëra njerëz që presin të nisen për Shqipëri, asnjë përgjigje nuk kemi. Ja shikojini me njerëz të sëmurë, fëmijë, pleq, të gjithë”, thotë ajo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re