Kandidati për deputet Ferdinand Xhaferri ka hyrë në pallatin e sportit, dhe është ngacmuar nga Vangjush Dako. Në këtë moment një mbështetës i PS-së i del përpara Xhaferrajt. I ka thënë jeni të gjithë anëtarë të Dakos. Më pas mbështetës të PS-së kanë filluar të kërcënojnë ata të PD-së. Megjithatë situata është e tensionuar. Kjo vjen në një kohë kur procesi po shkon drejt fundit. Situata nuk është aq e qetë. Pavarësisht se të gjithë po mundohen të ruajnë qetësinë.

Ferdinant Xhaferraj ka hyrë në Pallatin e Sportit për të ndjekur procesin e numërimit të votave. Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako e ka thirrur dhe i ka thënë “Urime”. Xhaferraj është acaruar nga kjo replikë me ironi dhe i ka thënë: Je bo politikan ti? Kjo gjë ka acaruar situatën dhe mes tyre ka nisur përplasja fizike.

Pjesë nga biseda:

Ferdinand Xhaferri: Je bo politikan Vangjush Dako? Jeni të gjithë zagarë të Dakos.

Vangjush Dako: Ti çfarë je, je më i mirë se ne. Çfarë zagarësh qenkemi ne?

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re